Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ende të mbyllura pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak

Ende të mbyllura pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak

Pikat kufitare mes Serbisë në Jarinje dhe Bërnjak janë ende të mbyllura.

Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kuftiar.

Këto pika u mbyllën pas sulmit të së dielës që ndodhi në Banjskë të Zveçanit nga terroristët serbë ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, një polic i plagosur dhe dy të lënduar.

/TV Arbëria