Benfica dhe Chelsea raportohet se ende nuk kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Enzo Fernandez.
Londinezët janë të gatshëm të paguajnë 120 milionë euro për mesfushorin argjentinas (që korrespondon me të ashtuquajturën klauzola e lirimit), por duan ta bëjnë pagesën në pesë vitet e ardhshme, por portugezët po kërkojnë që kjo pagesë të bëhet në afat më të shkurtër.
Në Portugali kanë mbetur edhe 12 orë për mbylljen e merkatos. Në Angli, merkato e transfertave mbyllet një orë më parë, në orën 23.00. Në çdo rast, do të jenë 12 orë të çmendura për të kuqtë dhe për Enzon, i cili ka kërkuar të largohet.
Deri atëherë Benfica ka një lojë të vështirë ku sonte kundër Arouca nga ora 20:30 dhe Enzo nuk pritet të luajë.
/TV Arbëria