Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ende asnjë gjurmë nga 33-vjeçari që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit

Ende asnjë gjurmë nga 33-vjeçari që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit

Kërkimet për gjetjen e 33-vjeçarit që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit, kanë vazhduar edhe gjatë natës.

Gazetari Urall Boshnjku thotë se ende nuk ka asnjë gjurmë për mërgimtarin që erdhi nga Suedia për pushime në Kosovë.

Boshnjaku shtoi se kërkimet për viktimën pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hënë.

Përveç organeve kompetente, të pranishëm duke pritur lajm janë edhe familjarët, ndërkaq në vendngjarje është edhe një ekip mjekësor. /klankosova