Kombëtarja Shqiptare e mbylli aventurën në Euro 2024 në fazën e grupeve, duke mos arritur të kalojë tutje.
Megjithatë, kuqezinjtë e kaluan provimin, duke bërë paraqitje solide ndaj gjigantëve evropianë, Spanjës, Italisë dhe Zvicrës.
E provimin e kaluan edhe tifozët shqiptarë që ishin çdoherë në numër jashtakonisht të madh.
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamje të tifozëve në stadium duke e kënduar këngën “Po ku ka si ti o Shqipëria ime”.