Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Emisioni n’Pult / Krasniqi thotë se këto katër vite VV ka kërkuar dy çështje kyçe: sovranitetin dhe mbështetje ndërkombëtare

Emisioni n’Pult / Krasniqi thotë se këto katër vite VV ka kërkuar dy çështje kyçe: sovranitetin dhe mbështetje ndërkombëtare

Emisioni i ri “n’Pult” prodhim ky i TV Arbëria,  fillon sot (e martë) dhe do të transmetohet çdo ditë nga e hëna deri të premten, duke sjellë mysafirë të ndryshëm dhe diskutime interesante mbi çështje aktuale.

Për këtë edicion të parë, emisioni ka ftuar dy figura të njohura, Gani Krasniqin dhe Ramë Vataj, të cilët kanë ndarë mendimet e tyre mbi zhvillimet e fundit politike dhe sociale në vend. Ata ofruan një analizë të thellë dhe një diskutim konstruktiv, që premton të sjellë një pasqyrë të re për ngjarjet që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës.

“n’Pult” ka për qëllim të ofrojë një platformë për diskutime të hapura dhe të ndihmojë në krijimin e një debati të ndershëm dhe të informuar për të gjithë shoqërinë. Të ftuarit e emisionit do të vazhdojnë të sjellin analizat e tyre për tema të ndryshme, duke u përpjekur të mbajnë një lidhje të fortë me shqetësimet dhe interesat e publikut.
Gani Krasniqi, kandidatë për deputetë të Lëvizjes Vetëvdenosje i ftuar në emisionin ARB Debat me Rid Berishën, ka diskutuar mbi fushatën zgjedhore dhe sfidat që po përballet Kosova. Ai ka thënë se aktualisht janë në javën e katërt të fushatës, por në realitet ajo ka filluar më herët për shumë parti politike.

Krasniqi e përmendi një ngjarje në Skenderaj, që, sipas tij, ilustron se si fushata ka shkuar deri tani. Krasniqi theksoi se, përveç aspektit elektoral, është e rëndësishme që Lëvizja Vetëvendosje dhe politikanët e saj të tregojnë qytetërim dhe të mbajnë përgjegjësi para qytetarëve të Kosovës.

Krasniqi gjithashtu komentoi mbi fushatën e Albin Kurtit, duke vënë në dukje se qëndrimet e opozitës kanë qenë shpesh të ashpra dhe kritikoi veprimet e mëparshme të pozitës, si themelimin e Gjykatës Speciale. Ai tha se, si opozitë, Lëvizja Vetëvendosje ka vepruar me shumë qartësi dhe angazhim për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës.

Në lidhje me fushatën e Kurtit dhe mandatit të tretë, Krasniqi theksoi se në këto katër vite, partia ka kërkuar dy çështje kyçe: sovranitetin dhe mbështetje ndërkombëtare, duke nënvizuar se këto kanë qenë themelet e Pavarësisë së Kosovës. Ai përmendi gjithashtu se gjatë qeverisjes, shumë ndërmarrje publike janë përballur me probleme të mëdha, por theksoi se Lëvizja Vetëvendosje ka punuar për ta adresuar këtë situatë dhe për ta forcuar shtetin.

Në lidhje me dyshimet për afera korruptive, si ato që përfshijnë Martin Berishën dhe Nagip Krasniqin, ai përmendi se, kur VV mori pushtetin, rezervat shtetërore ishin në nivele të ulëta. Krasniqi tha se shumë gjykata kanë qenë të angazhuara për të mbuluar këto raste, dhe shtoi se kur pagat janë prekur dhe disa kërkesa janë bërë për të zvogëluar diferencat e pagave, ato kanë pasur ndikim dhe gjykatat kanë pasur mundësinë të adresojnë këto çështje.

Në lidhje me bisedën e Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radoiciqin, Krasniqi tha se ai e ka marrë informacionin nga mediat dhe se gjithçka që është raportuar është një spekulim i krijuar nga ata që kishin bërë biznes me Radoiciqin. Ai gjithashtu theksoi se Kusari-Lila ka mohuar të ketë pasur biseda telefonike me Radoiciqin dhe se kjo është një përpjekje për të ndikuar në perceptimin e publikut.

Krasniqi po ashtu u shpreh për luftën e Kosovës dhe për rolin e UÇK-së në çlirimin e vendit, duke thënë se ideali i tij ka qenë dhe mbetet të japë kuptim lirisë që është arritur falë sakrificave të shumë individëve. Ai përfundoi duke theksuar se një nga qëllimet e tij është të kontribuojë në forcimin e shtetit të Kosovës, duke pasur parasysh se liria ka ardhur përmes luftës dhe angazhimit të drejtë./tv arbëria/