Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mirëpret në takim emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Abdixhiku ka deklaruar se në prag të 10 vjetorit të nisjes së Procesit të Berlinit, diskutuan për rëndësinë e participimit të Kosovës aty, dhe mundësitë e mëdha ekonomike që rrjedhin për Kosovën.
Tutje ai shton se nga 9 shkurti, do t’i japin prioritet jo vetëm kësaj nisme strategjike, ku Kosova ka vend e rol të barabartë me shtetet e tjera të rajonit, por dhe secilit proces tjetër integrues e konsolidues që ka ngecur për 4 vite rresht.
Positmi i plotë:
Në Selinë Qendrore të LDK-së, prita emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin.
Në prag të 10 vjetorit të nisjes së Procesit të Berlinit, diskutuam për rëndësinë e participimit të Kosovës aty; dhe mundësitë e mëdha ekonomike që rrjedhin për Republikën e Kosovës.
Si LDK, kemi mbështetur dhe mbështesim në plotni këtë proces; siç dhe presim nga Qeveria në largim përmbushjen e obligimeve finale në këtë drejtim duke mos dëmtuar pozicionin tonë aty.
Nga 9 shkurti, do t’i japim prioritet jo vetëm kësaj nisme strategjike, ku Kosova ka vend e rol të barabartë me shtetet e tjera të rajonit, por dhe secilit proces tjetër integrues e konsolidues që ka ngecur për 4 vite rresht – fillimisht duke rikuperuar pozicionin tonë të rënduar e më pas duke avancuar drejt qëllimeve tona historike. Në qeverisjen time, konsolidimi shtetar dhe interesat e Republikës nuk kompromitohen me vendime populliste!/Arbëria Tv/