I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do të jetë në Kosovë.
Lajçak në Prishtinë pritet të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Duke filluar nga ora 14:00, presidentja do ta pres në zyre Lajçakun.
Ndërsa, Emisari i BE-së, gjithashtu do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga ora 15:00.
Turi i Lajçakut i cili ka filluar që nga dje në Beograd e sot në Prishtinë është vazhdën e hapave drejt avancimit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.
E analistë në vend këtë vizitë e kanë parë si një përpjekje shtesë që emisari evropian t’i zhbllokojë disa marrëveshje që kanë ngecur, bazuar në planin franko-gjerman për të cilën janë pajtuar palët.
LEXO EDHE: Turi i Lajçakut në Beograd e Prishtinë, Maloku: Në vazhdën e jetësimit për atë që janë pajtuar palët