Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Eman Rrahmani publikon shifra për financimin e OJQ-ve nga institucionet e Kosovës

Eman Rrahmani publikon shifra për financimin e OJQ-ve nga institucionet e Kosovës

 

Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke publikuar të dhëna lidhur me përfitimet financiare të disa organizatave joqeveritare nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, mbi 770 mijë euro janë ndarë për organizatat “Udruženje žena povratnica Naš DOM” dhe ZEC, ku Vesna Stajić figuron si bashkëthemeluese në të dyja.

Rrahmani thekson se vetëm OJQ “Udruženje žena povratnica – Naš dom” ka përfituar rreth 289 mijë euro. Themelues të kësaj organizate janë Vesna Stajić, Nataša Stanojević dhe Iskra Maksimović.

Ndërkohë, sipas postimit, Vesna Stajić është gjithashtu themeluese e OJQ-së ZEC, së bashku me Nevenka Rikalo dhe Deniç Vasilov, organizatë e cila thuhet se ka përfituar mbi 480 mijë euro nga institucionet e vendit.

Rrahmani nuk ka dhënë detaje shtesë mbi projektet apo periudhën kohore të këtyre përfitimeve.