Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Eman Rrahmani: Disa figura publike kanë ndikuar në ngritjen politike të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Eman Rrahmani: Disa figura publike kanë ndikuar në ngritjen politike të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Deputeti Eman Rrahmani ka deklaruar se disa figura të njohura publike, sipas tij, kanë kontribuar në ngritjen politike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të kryeministrit Albin Kurti.

Rrahmani përmendi emra si Baton Haxhiu, Blerim Latifi, Dardan Gashi dhe Imer Mushkolaj, duke thënë se deklarimet, puna dhe angazhimi i tyre publik kanë ndikuar në rritjen e mbështetjes për Vetëvendosjen.

Sipas tij, ky angazhim ka qenë i vazhdueshëm dhe po vazhdon edhe sot.

Rrahmani theksoi gjithashtu se një pjesë e të rinjve që, sipas tij, janë pjesë e rrethit të ngushtë ideologjik të pushtetit aktual, kanë qenë studentë të Blerim Latifit dhe se ai i konsideron ata si produkt të formimit të tij ideologjik.

“Shumica e të rinjve që janë pjesë e rrethit të ngushtë ideologjik të këtij pushteti janë studentë të Blerim Latifit, pra janë produkt i formimit të tij ideologjik dhe sot i shërbejnë këtij pushteti”, ka deklaruar Rrahmani.