Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë por delikate

Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë por delikate

Zëvendësdrejtori i Policisë së Ksovës për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani ka folur për situatën e sigurisë në veri të vendit.

Sipas tij, situata atje është e qetë por delikate.

“Situata e sigurisë ne veri të vendit është e qetë mirëpo është delikate, pasi që duke marrë parasysh ngjarjet të cilat kanë ndodhur që nga viti 2022 e deri më sot. “, u shpreh Elshani.

Elshani theksoi se Policia e Kosovës vazhdon të jetë e kujdesshme dhe vigjilente në kryerjen e detyrave të tyre.