Policia e Kosovës është duke e mbyllur komunën paralale në Skënderaj.
Kështu ka konfirmuar Zv/drejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se në koordinim me Prokurorin kanë hyrë në ndërtesë.
“Sot gjatë verifikimeve policore në teren kemi ardhë deri tek informacioni se Komuna Paralele e Skënderajit është aktive.Kemi konsultu Prokurorin i cili e ka rastin e Komunave Paralele në Veri dhe në koordinim me të kemi hy në këtë ndërtesë dhe jemi duke u marr me rastin” tha Elshani për “Gazeta Blic”