Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Elshani: Numri i votuesve është i lartë sepse përfshin edhe mërgatën – listat më të pastra se kurrë

Elshani: Numri i votuesve është i lartë sepse përfshin edhe mërgatën – listat më të pastra se kurrë

Elshani: Me kamerat në çdo vendvotim, votimi i dyfishtë është i pamundur

“Lista e votuesve më e pastër se kurrë më parë”, kështu deklaroi anëtari i KQZ-së në TV Arbëria.

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Arianit Elshani, ka deklaruar se siguria e procesit zgjedhor është ngritur në nivel shumë të lartë, sidomos me vendosjen e kamerave në çdo vendvotim, përfshirë edhe komunat në veri të vendit.

Sipas tij, përmes këtyre kamerave do të evitohet çfarëdo tentimi për votim të dyfishtë, ndërsa listat e votuesve janë më të pastrat deri më tani.

“Edhe për faktin që kemi kamera në veri, edhe kemi kudo, në cilëndo komunë të Republikës së Kosovës, në cilindo vendvotim, nënkupton se nuk mundet një person me hi me votu dy herë. Sepse evidentohet përmes incizimeve”

“Numri i votuesve përfshin edhe mërgatën”

Elshani ka komentuar edhe shqetësimet që janë ngritur për numrin e lartë të votuesve në raport me popullsinë rezidente në Kosovë. Ai sqaroi se listat përfshijnë edhe qytetarë që jetojnë jashtë vendit, por që kanë dokumente të Republikës së Kosovës.

“Unë i kuptoj njerëzit kur thonë numër shumë i lartë i votuesve në raport me numrin e popullsisë, por në këtë numër janë të përfshirë krejt ata persona që kanë lind, ose e kanë një dokument të Republikës së Kosovës, qoftë edhe ekstraktin e lindjes edhe jeton diku jashtë”

“KQZ ka përmbushur të gjitha detyrat”

Ai ka theksuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka punuar intensivisht për pastrimin e listave të votuesve dhe krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ato janë në gjendje shumë më të mirë.

“Kjo listë është më e pastra sesa në vitin 2021 dhe më e pastër se ajo e zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën këtë vit. KQZ-ja i ka kry të gjitha detyrat për me i mbajt këto lista të pastra” /TV Arbëria