Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Elshani konfirmon që një mjet transportues i Postës Serbe s’është lejuar të futet në Kosovë

Elshani konfirmon që një mjet transportues i Postës Serbe s’është lejuar të futet në Kosovë

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar se Policia e Kosovës nuk e ka lejuar një mjet transportues të Postës Serbe që të futet në territorin e Republikës së Kosovës.

Elshani ka thënë se njësiti kufitar i Policisë së Kosovës pasi e kanë pyetur drejtuesin e mjetit transportues për licencë dhe pyetje të tjera, të njëjtin e kanë kthyer prapa për në Serbi në pikën kufitare në Jarinjë.

Posta e Serbisë sot përmes një komunikate për media ka thënë se Policia e Kosovës e ka ndaluar një kombi të tyre në pikën kufitare në Jarinjë, i cili ishte duke transportuar dërgesa në linjën Rashkë-Graçanicë.

Ky vendim i Policisë së Kosovës vjen pas aksionit të zhvilluar në veri të Republikës së Kosovës ku janë mbyllur pikat operuese të Postës së Serbisë.

Reagime të ashpëra kanë ardhur nga BE-ja dhe SHBA-ja, duke e konsideruar një veprim të pa koordinuar dhe duke shprehur zhgënjim të thellë. BE ka kërkuar që qeveria e Kosovës ta rikonsiderojë një vendim të tillë./GazetaExpress/