Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Elmi Fazliu ngre shqetësimin për uzurpimin e vendparkimeve për personat me aftësi të kufizuara në Prishtinë

Elmi Fazliu ngre shqetësimin për uzurpimin e vendparkimeve për personat me aftësi të kufizuara në Prishtinë

Elmi Fazliu ka ngritur shqetësimin për gjendjen e vendparkimeve të dedikuara për personat me aftësi të kufizuara në sheshin e Prishtinës, duke thënë se dy hapësirat e vetme po uzurpohen dhe keqpërdoren.

Sipas Fazliut, shenjat që identifikonin këto vendparkime janë larguar nga persona të panjohur, ndërsa taksistë dhe qytetarë të tjerë po i shfrytëzojnë këto hapësira në kundërshtim me qëllimin për të cilin janë caktuar.

Ai ka bërë të ditur se për këtë çështje i është drejtuar me kërkesë edhe ndërmarrjes Prishtina Parking dhe institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar marrjen e masave të menjëhershme.

Fazliu ka theksuar se personat me aftësi të kufizuara nuk kërkojnë favore, por respekt, dinjitet dhe të drejta të barabarta, duke u bërë thirrje institucioneve që të ndërmarrin veprime për zgjidhjen e këtij problemi.