Eksperi i Sigurisë, Bedri Elezi ka deklaruar se kryeministri aktual i vendit, Albin Kurti ka paralajmëruar dhunë në Kosovë.
Kjo sipas Elezit, ka ndodhur pikërisht kur në ditën e zgjedhjeve pas mbylljes së votimeve, Kurti doli në shesh dhe para simpatizantëve të tij e quajti opozitën “hajvanat”, që si po e konsideron Elezi me këtë veprim, ai ka ndarë taboret mes votuesve të Vetëvendosjes dhe të tjerëve.
“Kurti paralajëmroi dhunë në Kosovë. Një kryeministër i cili mund të themi ka kapacitete juridike dhe të tjera për me bë veprime të caktuara iu drejtu partive politike dhe votuesve të tyre me shprehje të cilat në Kodin Penal të Republikës së Kosovës janë të konsideruara si fyerje në masë, që nënkuptohet se është një vepër e cila trajtohet me Ligjet në Kosovë e sidomos nga një person me përgjegjësi juridike. Kurti është kryeministër i Republikës së Kosovës që në atë moment paralajëmroi aktivitete të dhunshme duke i ndarë taboret e votuesve të VV dhe të tjerëve duke i quajtur “hajvana” “,tha Elezi në emisionin “ARB DEBAT” në TV Arbëria.
Teksa theksoi se “për llogari të analizës së sigurisë, nënkupton parapërgatitje e grupeve të caktuara për me e kundërshtu qeverinë e ardhshme”./TV ARBËRIA./