Njohësi i çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi ka komentuar polemikat e krijuara rreth deklaratave të presidentes Vjosa Osmani e cila kishte thënë se ka informacione të besueshme se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, së fundmi ka parandaluar Serbinë për përshkallëzuar situatën në Kosovë, po shihet me këndvështrime të ndryshme në Kosovë.
I ftuar në emisionin “ARB DEBAT” në Tv Arbëria, Elezi tha se “Jemi mësuar që presidentja Osmani të ketë deklarata të pamatura “.
Por që sipas tij është shqetësuese se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndarë informacione me Kosovën dhe se të vetëm pa Kosovën të veprojnë për ta mbrojtur atë.
“Shqetësuese, si është e mundur që ShBA të mos ndajë informacione me Kosovën dhe e vetme të veprojë për ta mbrojtur Kosovën “, tha mes tjerash Elezi.
Ndiqeni emisionin e plotë: