Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Elezi për Sveçlën: Doktori stomatolog….që është Ministër i Brendshëm, ka bërë disa deklarime politike, jashtë përgjegjësive që ka!

Elezi për Sveçlën: Doktori stomatolog….që është Ministër i Brendshëm, ka bërë disa deklarime politike, jashtë përgjegjësive që ka!

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, në një intervistë  ka komentuar deklaratën e fundit të dhënë nga kryeministri Kurti se janë gati për hapjen e Urës së Ibrit dhe se janë pritje të miratimit nga QUINT-i dhe KFOR-i.Elezi tha se inteligjenca amerikane së bashku me të NATO-s dhe të BE-së kanë konstatuar se hapja e Urës tani mund të jetë burim i ri i jo-sigurisë në Kosovë dhe se mund të përdoret nga Serbia për aktivitet të dhunshme.

“Ju e dini që inteligjenca amerikane bashkë me atë të NATO-s dhe shtetet e Bashkimit Evropian ka konstatuar se hapja e Urës mund të jetë një burim i ri i jo-sigurisë në Kosovë dhe s’e mund të përdoret nga Serbia dhe serbët si alibi për organizimin dhe manifestimin e aktiviteteve të dhunshme duke filluar nga protestat e të cilat mund të shfrytëzoheshin nga Rusia dhe Serbia për të eskluar situatën e sigurisë. Duke patur parasysh këtë fakt e dini që në Kosovë ishte në vizitë Shefi i CIA-s i cili kishte biseduar edhe për informacionet të cilat ishin me prova dhe argumenta nga strukturat e inteligjencës se ekziston rreziku që të pëdoret ky rast për të manifestuar aktivitete të dhunshme.

Ia bënë te qartë Qeverisë së Kosovës se askush nuk ishte kundër hapjes së urave sepse ne e dimë që urat shërbejnë për bashkimin e popujve por në asnjë mënyrë nuk duhet të shërbejë ky lloj bashkimi për të shkaktu jo-siguri në Kosovë. Në këto aspekte besoj se ka patur një lloj pajtimi që duhet të trajtojmë në kohë reale nevojën kur bëhet hapja e kësaj ure dhe do të ketë një koordinim dhe nuk do të ketë hapje të Urës së shpejti.Elezi ka komentuar edhe deklaratën e dhënë së fundi nga ministri Sveçla se grupi i Radojiçiq po trajnohet në Serbi për shkaktuar destabilizim në Kosovë.

Ai ka thënë me ironi se ‘Ministri me profesion stomatolg’ ka bërë disa deklarimetë cilat janë më shumë politike se sa në kuadër të përgjegjësive që ai ka.“Ne jemi të vetdijshëm që aktualisht doktori, dmth stomatologu, Ministër aktual i Brendshëm ka bërë disa deklarime të cilat janë më shumë deklarime politike se sa që janë në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive që ka. Por ka një vërtetë këtu. Në fakt referuar raporteve të fundit të Agjensisë Kosovës për Inteligjencë dhe vetë NATO-s ka dyshime se në dy baza të ndrsyhme në Serbi, diku rreth 30 kilometra larg kufirit me Kosovën ka persona që trajnohen janë diku rreth 800, të cilët mund të futen në Kosovë duke përdorë kanale të ndryshme tokësore për të kryer më pas edhe aktivitet dhune siç është hapja e zjarrit kundrejt Forcave të Sigurisë ne kete rast” tha Elezi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.