Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Elezaj flet për gjendjen në Klinë: Ka vërshime në disa zona, po e monitorojmë situatën

Elezaj flet për gjendjen në Klinë: Ka vërshime në disa zona, po e monitorojmë situatën

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka thënë se janë disa zona të përmbytura nga uji.

“Kryesisht pjesa nga Ujmiri në drejtim të qytetit të Klinës”, tha ai.

Ai tha se të gjitha bizneset të Guri i Zi janë të përmbytura.

“Një kohë pat qetësim të situatës, por kanë rifilluar reshjet. Jemi duke e monitoruar situatën”, tha ai.

Elezaj tha se s’ka familje të evakuuara.

“Ka vërshime në oborre, ka ujë nëpër shtëpi”, tha ai.