Janë bërë tri ditë që kur Faton Hajrizi u vra nga policia serbe, pasi kërkohej nga autoritetet e Serbisë, si i dyshuar për vrasjen e një polici serb, shkruan TV Arbëria.
Hajrizi i cili ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës në Kosovë, para dy javëve, sipas raportimeve ishte vrarë në afërsi të Locnicës.
Rreth këtij rasti për TV Arbëria ka folur eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi, i cili thotë se ky rast mund të shfrytëzohet kundër Kosovës nga Serbia.
“Ekziston dyshimi se Serbia mund ta përdor këtë rast për ta akuzuar Kosovën për operacione të fshehura, për destabilizimin e situatës në rajon, dhe fatkeqësisht ajo tanimë vetëm po ndodh, ku sipas autoriteteve të Serbisë vet presidentit të Serbisë, ata kanë thënë se dyshohet se Faton Hajrizi ishte i përfshirë me aktivitete të shërbimeve të huaja, me qëllim të destabilizimit të situatës së sigurisë, me këtë rast ata do të mundohen që të ndërlidhin veprimet me paisjet që kishte Hajrizi me vete, siç është telefoni, e sidomos përshkak të rastit siç është deklaruar se i njëjti e ka thyer telefonin dhe e ka humbur në një vend të caktuar e ndoshta e kanë gjetur apo do të sajojnë një paisje tjetër telefonike ku do të mund të vendosin eventualisht njdonjë komunikim mes peronave të ndryshëm, përfaqësuesëve të institucioneve të ndryshme të sigurisë qofshin lokale apo ndërkombëtare, me qëllimin e vetëm për të akuzuar Kosovësn se qëllimisht e ka lënë të lirë më pas nuk e kanë arrestuar apo e kanë ndihmuar të futet brenda territorit të Serbisë”, ka deklaruar eksperti i sigurisë.
Elezi tutje ka thënë se Serbia do ta neglizhojë kthimin e tij në Kosovë.
“Jemi të vetëdijshëm se Serbia do të neglizhojë në masë të madhe kthimin e tij në kosovë dhe njëkohësisht do të mundohet që me vonesa të mëdha do të bëjë gjoja hulumtime e nevojshme.
Fakti se ëshët paralajmëruar një hetim ndërkombëtar ndoshta do të provohet që minimalisht të konstatohet mënyra e vdekjes së tij para se eventualisht të merret në procedur e sipër çështja e kthimit të trupit të tij në Kosovë”, ka thënë Elezi.
Eksperti shton se rreth rastit ka ende paqartësi, mënyra se si ka ardhur deri tek vrasja e Faton Hajrizit.
Për më shumë ndiqeni prononcimin e ekspertit më poshtë: