Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i dyshuari për tentim vrasje dhe grabitje

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i dyshuari për tentim vrasje dhe grabitje

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është ekstraduar nga Gjermani për në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar.

I dyshuari RR.M, ishte  arrestuar nga autoritetet gjermane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it për veprën penale “Vrasje në tentativë dhe Grabitje” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

‘‘I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në  rajonin e Mitrovicës së Jugut për vazhdim me procedurat e tjera ligjore’’, thuhet në reagim mes tjerash.

Postimi:

Ekstradohet nga Gjermani për në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  sot më datën 11. 06. 2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar RR.M.  nga Gjermania për në Kosovë.

I dyshuarit ishte  arrestuar nga autoritetet gjermane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letërreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Vrasje në tentativë dhe Grabitje” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe  bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane.

I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në  rajonin e Mitrovicës së Jugut për vazhdim me procedurat e tjera ligjore.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore,  shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.