Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj deputetit të PDK-së, Rashit Qalaj, i cili ka thënë se ekspozimi i armatimit “mund të cenojë sigurinë dhe imazhin e shtetit”.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se cilit imazh të ushtrisë i kontribuojnë publikimi i fotove të ushqimit e çizmeve të ushtarëve, e propaganda që ushtarët mbeten pa bukë.
Postimi i tij i plotë:
Deputeti Rashit Qalaj, qenka deklaru se ekspozimi i armatimit “mund të cenojë sigurinë dhe imazhin e shtetit”. E publikimi i fotove të ushqimit e çizmeve të ushtarëve, e propaganda që ushtarët mbeten pa bukë, cilit imazh të ushtrisë i kontribuojnë.