Shkruan: Afrim Kasolli
Ka ditë që individë nga të gjitha partitë politike e kanë filluar fushatën zgjedhore virtuale në diasporë. I madh e i vogël në këto subjekte po ia përkujtojne mërgimtareve tanë afatin ligjor për t’u regjistruar me qellim që të njëjtit të bëhen pjesë e trupit elektoral për zgjedhjet e parakohshme të 7 Qershorit. Thujase të njejtit nuk dine as të lexojne e të orientohen drejtë, prandaj kanë nevojë për tutorë politike nga Kosova.
Këtë gjah për ta grabitur sa të jetë e mundur ndonjë votë nga bashkevendasit tanë që jetojnë në botën e jashtme, e nisi ish-Presidentja Vjosa Osmani, me pretendimin se pjesëmarrja e kesaj kategorie ne zgjedhjet qe do të mbahen e forcon demokracinë në Kosovë. Ajo madje nuk la përmendur faktin se zgjedhjet e jashtëzakonshme te vitit të kaluar i kishte caktuar me 28 dhjetor pikërisht nga këto motive. Ndonëse, me një rrëshqitje frojdiane, në një intervistë te gazetari Cim Peka kishte pohuar se këtë kishte bërë taktikisht për t’i shërbyer Albin Kurtit, kur dihet se ky komunitet në masë te madhe janë mbështetës të liderit të Vetëvendosjes. Dhe se për shkak të festave të fundvitit, prezenca e tyre në Kosovë është me madhe se asnjëherë tjetër.
Ndërkohë, nuk vonoi shumë dhe të njëjtën shfaqje e sajoji edhe kryeministri ne detyrë Albin Kurti. Ai e kërkoi edhe një herë shpëtimin politik të kjo shtresë që nuk jeton në baza ditore në Kosovë, me pretendimin se është i bllokuar nga motivet malicioze të partive opozitare. Prandaj, sipas tij një mobilizim edhe me i madh për t’ia siguruar edhe një fitore më masive Lëvizjes Vetevendosje, është çelësi magjik për ta zhbllokuar vendin nga krizat ciklike dhe bllokadat zvarritese.
Sidoqoftë, sa i përket kësaj fushate asgjë mangut nuk e lanë as subjektet opozitare. Përfaqësues nga këto parti tashmë me një refren të njohur ju bashkuan ketij kori demagogjik në kërkim të votave në diasporë.
Megjithatë, asgjë nuk e pasqyron më shumë mentalitetin eksploatuese të partive politike, sesa kjo ngarendje e tyre për të fituar aq sa munden nga diaspora. Ajo tregon ambicien e tyre për të siguruar pushtet politik, ekonomik dhe koniunktural në Kosovë nga një kategori shoqërore ndaj së cilës nuk kanë asnjë detyrim dhe përgjegjësi politike e institucionale, perpos për ta ushqyer simbolikisht.
Partitë politike në Kosovë janë të vetëdijshme se për këtë shtresë as nuk kanë nevojë ta luftojnë inflacionin, të ndërtojnë spitale më të mira, vende pune të reja, rrugë me të mira, shëndetësi me efikase e arsim me cilësor, sepse të gjitha këto ata i kanë në vendet ku jetojnë. Pra vetëm thjesht të fitojnë fuqi nga ky angazhimi i tyre episodik në këmbim të asgjëje. Është ky një model që i ngjason atij të një pronari qe vetëm perfiton nga puna e aryre që i ka në punë, por që nuk ka asnjë lloj obligimi ndaj tyre. Kjo qasje eksploatuese elektorale qe po e ndjekin partitë politike ne Kosovë ndaj diasporës nuk është parë ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Madje as nga puna angari e atyre që shfrytezoheheshin nga pronaret për ta mirëmbatur hegjemoninë e tyre politike dhe ekonomike.