Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Eksperti i sigurisë: S’ka matje se sa armë pa leje ka në Kosovë, Policia të bëjë aktivitete për t’ua hequr qytetarëve nga duart

Eksperti i sigurisë: S’ka matje se sa armë pa leje ka në Kosovë, Policia të bëjë aktivitete për t’ua hequr qytetarëve nga duart

Eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku tha se nuk ka të dhëna të sakta për armët pa leje në Kosovë.

Ai në Frontal në T7 i bëri thirrje Policisë që “të bëjnë aktivitete të ndryshme” për t’ua hequr qytetarëve armët pa leje nga duart.

Për numrin e armëve pa leje, ai tha se “nuk ka një matje”, por vetëm supozime.

“Në literiturën kriminalistike, vera spikatet gjithandej si periudha kur kryhen më së shumti vepra penale”, tha profesori i kriminalistikës, duke komentuar gjendjen e sigurisë në vend pas të shtënave me armë në Prishtinë së fundmi.