Shala tha se Prokuroria dhe hetimet do të intensifikohen edhe sa i përket lidhshmërisë që ka pasur Naim Murseli me Behgjet Pacollin, përveç asaj që Murseli ka qenë këshilltar pro bono i Pacollit sa kishte qenë shef i diplomacisë.
“Çështja është se tanimë Prokuroria por edhe pjesa e hetimeve do të intensifikohen në aspektin e lidhshmërisë së tij me z.Pacolli. Përveç asaj që është e njohur që ka qenë këshilltar i Pacollit pro bono në kohën sa ka qenë në qeverisje”, ka thënë Shala.
Tutje, Shala tha se duhet pyetur edhe për çështjen e divorcit, duke thënë se duhet pyetur tutje se çfarë ka ndodhur me procesin e divorcit që ishte nisur në vitin 2019 dhe nëse ka pasur influencim nga palët e treta që divorci s’ka marrë epilog.
“Por, mbi të gjitha në qoftë se konstatohet se në 2019 ka pasur një proces të divorcit, është ndalur ky procesi i divorcit, duhet pyetur më tutje se cili ishte shkaku i pengimit gjyqësor, a ka pasur ndonjë influencim nga palët e treta, kjo mbetet për t’u parë”, ka thënë Shala për Euronews Albania.
/TV Arbëria