Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka theksuar se për të kapërcyer krizën politike dhe institucionale në vend nuk mjafton vetëm ndryshimi i pushtetit.
“Nuk mjafton ta ndërrohet pushteti. Duhet të ndryshojë politika si tërësi,” tha Ramadani, duke paralajmëruar se pa një transformim të thellë, problemet do të vazhdojnë.
Ai shtoi se qytetarët dhe partitë politike nuk duhet të bien në eufori, por të veprojnë me maturi.
“Nuk duhet eufori, duhet maturi! Nuk kërkohet vetëm ndërrim të emrave apo partive në pushtet,” theksoi eksperti.
Ramadani nënvizoi gjithashtu rëndësinë e ndryshimit të kulturës politike si element kyç për stabilitet.
“Kërkohet ndryshim të kulturës politike. Përndryshe, kriza vazhdon, kolapsi ndodh!”.
Ai ka bërë thirrje për reflektim dhe përfshirje të institucioneve dhe qytetarëve në reformimin e mekanizmave politikë dhe institucionalë për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe stabil.