Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Eksperti i sigurisë: Ka dyshime serioze se Serbia po bën përpjektje që të eskalojë situatën e sigurisë pikërisht në prag të zgjedhjeve

Eksperti i sigurisë: Ka dyshime serioze se Serbia po bën përpjektje që të eskalojë situatën e sigurisë pikërisht në prag të zgjedhjeve

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi në një prononcim për TV Arbëria ka folur për sulmin e mbrëmshëm në Zubin Potok, në kanalin e ujit në Ibër Lepenc, shkruan TV Arbëria. 

Eksperti i sigurisë lidhur me këtë situatë thotë se situate në veri është e brishtë, sidomos pas tri sulmeve të fundit.

“Sitatua e sigurisë ditëve të fundit në Republikën e Kosovës, e posaçërisht në veriun e Mitrovicës e saktësisht në katër komunat me shumic serbe, del të jetë serioze dhe mund të konstatojmë për një siguri të brishtë në atë pjesë, sulmet e fundit me granata dore dhe ky i fundit me eksplozivë, janë mund të themi tregues të qartë se Serbia ska ndaluar së përpjekuri për të eskaluar situatën e sigurisë, në Koosvë. Në anën tjetër ne jemi dëshmitar se institucionet e Republikës së Kosovës nuk kanë mjaftueshëm kontrollë e duhur në atë pjesë dhe se serbët dhe grupet kriminale apo terroriste siç i ka quajtur ministri i Punëve të Brendshme, kanë mundësi dhe aftësi për të organizuar sulme kriminale apo terroriste përfshir edhe rrezikimin e infrastrukturës kritike apo jetën e qytetarëve të republikës së Kosovës”, ka thënë Elezi.

Elezi e ka cilësuar ndër sulmet më të rënda kohëve të fundit shpërthimin në Zubin Potok.

“Intitucionet e Kosovës kanë vepruar duke tentuar të sanojnë fillimisht mund të themi dëmeve të cilat janë shkaktuara, por që deri më tani nuk kanë arritur minimalisht të sigurojnë informacione se kush janë grupet, personat apo institucioni i cili është përfshir në këtë sulm tejet të rëndë, që mund ta konstatojmë që është ndër më të rëndit kohëve të fundit në Kosovë’, thotë tutje ai.

Tutje eksperti thotë s eduhet të bëhen disa ndryshime në aspektin e sigurisë.

“Ne mendojmë se Këshilli i sigurisë së Kosovës fillimisht duhet të këkrojë nga policia e Kosovës për të kaluar nga planet operative standarte në ato emërgjente, nga orari 8 orësh në orarin 212 orësh, në mënyrë që të shtojmë numrin epjestarëve të Ksovës në për të organizuar aktivitete sigurie edhe në vende tjera, ne e kemi pa që sulmet nuuk kanë ndodhur të njejta kemi parë sulme në vende të ndryshme në forma të ndryshme dhe nuk e dimë se cila mund të jetë shënjestra e këtyre organizatorve e ndoshta nuk do të jetë infrastruktura kritike por mund jetë ndonjë cak tjetër prandaj mund të themi që Këshilli i Sigurisë së Kosovës duhet të këkrojë gjithashtu ndritjen e vigjilencës nga agjensia e Kosovës për Intelegjencë, koordinim real dhe i fuqishëm me KFOR-in si një strukturë e rëndësishme e sigurisë po ashtu UNMIK-un dhe EULEX-in dhe njëkohësisht duhet të përdorin të gjitha mjetet operative teknike siç janë dronët, kamerat e fuqishme për të parë lëvizjet eventuale në zonat që mund të konsiderohen sit ë rrezikshme”, ka thënë Elezi.

Ndër të tjera eksperti paralajmëron se janë disa dyshime lidhur me disa përpjekje të Serbisë dhe thotë se institucionet e Kosovës duhet t ëkenë kujdes të shtuar.

“Institucione e Kosovë sduhet të kenë shumë kujdes edhe për një fakt se ka dyshime serioze se Serbia përmes mekanizmave të saj të intelegjences përkatësisht BIA-së dhe struktuarave të intelegjencës së Rusisë bën përpjektje që të eskalojë situatën e sigurisë pikërisht në prag të zgjedhjeve në mënyrë që të konstatohet se situate e sigurisë në atë pjesë e pamundëson mbajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe kështu të kemi një situatë Akoma më të rëndë politike”. ka thënë Elezi.

Lexo edhe:

Krejt çka dihet deri tani për sulmin e kanalit të ujit në Zubin Potok