Sot në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën Bill Clinton në Pejë, një burrë dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij duke e qëlluar me armë.
TV Arbëria, ka raportuar se burri që dyshohet se vrau gruan është Edmon Lajqi, 43 vjeçar, i cili është vetëdorëzuar në Polici dhe nga të njëjtit është prangosur.
Gazetari i TV Arbëria, Naim Kryeziu i cili ka qëndruar në vendin e ngjarjes nga ku po raporton, tha se gruaja ka lënë pas 3 fëmijë.
Sipas burimeve të TV Arbëria i dyshuari vrau gruan e tij teksa po pinte kafe me një plumb në qafë.
Familjarët dhe të afërmit kishin tentuar vazhdimsht që t’i shtyenin drejt divorcit, por sipas tyre gruaja kishte insistuar që do t’I qëndroj afër dhe do “ta shëroj” nga problemet prej të cilave vuante.