Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > EKSKLUZIVE: Njeriu kyç i UNMIK dëshmon PRO Thaçit – Avokati Osmani zbulon gjithçka!

EKSKLUZIVE: Njeriu kyç i UNMIK dëshmon PRO Thaçit – Avokati Osmani zbulon gjithçka!

Avokati Besim Osmani në Arb Debat në TV Arbëria ka folur rreth procesit të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai ka thënë se ata duhet të shpallen plotësisht të pafajshëm.

“Gjykohen padrejtësisht. Të njëjtit duhet të shpallen tërësisht të pafajshëm”, – thotë avokati.

Osmani: Roli i Amerikës është thelbësor në krijimin e shtetit që e gëzojmë sot.

Ekskluzive: Deklarata e Aleksander Olivier në Hagë – Nëse kanë ndodhur krime pas luftës, përgjegjësia i takon UNMIK-ut, sepse ka qenë autoriteti kompetent pas luftës

Avokati në Arb Debat shpalos detaje ekskluzive në lidhje me një deklaratë në Hagë që lidhet me procesin që po zhvillohet atje, ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit. Ai thotë se Aleksander Oliver ka dërguar dëshmi përmes shkrimit në Hagë.

Sipas avokatit, Olivier bën UNMIK-un përgjegjës kryesor për të gjitha veprimet e pasluftës.

“Oliver ka dhënë deklaratë para disa viteve, ku ka sqaruar faktin se nëse dikush duhet të jetë përgjegjës për ‘krimet’ që mund të kenë ndodhur pas luftës, përgjegjës është UNMIK-u, për faktin se UNMIK-u ka qenë autoriteti kompetent për rendin dhe sigurinë nga periudha e pasluftës. Çfarëdo që të ketë ndodhur, barra bie mbi UNMIK-un.”

“Nëse dikush duhet të përgjigjet për krimet e pasluftës që mund të kenë ndodhur, atëherë përgjegjës është UNMIK-u, sepse ai ka qenë autoriteti kompetent. Kjo ka ndodhur para disa viteve dhe nuk ka qenë publike për shkak të procedurave, por tashmë procesi është në fazë tjetër dhe nuk është më sekret me thënë një gjë të tillë.”

Mbajtja në paraburgim e ish-krerëve të UÇK-së – Avokati: Një pjesë e përgjegjësisë i takon edhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Avokati tutje ka theksuar se një pjesë e përgjegjësisë për mbajtjen në paraburgim për vite të tëra të ish-krerëve të UÇK-së e ka edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“Fakti që të njëjtit mbahen në paraburgim prej vitesh, mbajtja e tyre aty është antikushtetuese. Por një pjesë të përgjegjësisë e ka Gjykata Kushtetuese e Kosovës.”

“Ka disa raste, kur njerëzit kanë qenë në paraburgim, në arrest shtëpiak, kur i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ata gjyqtarë që kanë punuar në Prishtinë, kanë nxjerrë vendime që kanë thënë shprehimisht: e kanë hedhë kërkesën si të papranueshme.”

“Arsyeja pse Thaçi e të tjerët mbahen në Hagë me vite të tëra – një pjesë të përgjegjësisë e ka Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Sepse, nëse nuk gaboj, ka qenë viti 2016 apo 2017, ku një person që ka qenë në arrest shtëpiak e adreson rastin në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata thotë: ‘është e parakohshme, sepse është përfunduar çështja kryesore’, dhe refuzon me e trajtu. Çka po ndodh? Një degë e Gjykatës Kushtetuese që është në Hagë, ajo po i refuzon kërkesat e tilla me i trajtu, po thotë: ‘sepse Prishtina ka vendos kështu.’”