Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ekskluzive: Këto janë disa nga pikat e përbashkëta të koalicionit parazgjedhor ndërmjet AAK-së dhe Nismës Social Demokrate

Ekskluzive: Këto janë disa nga pikat e përbashkëta të koalicionit parazgjedhor ndërmjet AAK-së dhe Nismës Social Demokrate

Para pak dite mediumi TV Arbëria ka shkruar se janë duke u zhvilluar biseda interne ndërmjet zyrtarëve të lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma Social Demokrate për një koalicion të mundshëm parazgjedhor.

Kjo formulë u pa e domosdoshme si për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për ta rritur bazën e tij elektorale, ashtu edhe për liderin e Partisë Nisma Social Demokrate, Fatmir Limaj si një mundësi për ta “kaluar” pragun zgjedhor.

Në fund të fundit, Limaj një kohë të gjatë ka qenë në kërkim të rikthimit në ish-partinë  e tij PDK, por si duket pas një pritje të gjatë nuk ia doli që të gjejë mirëkuptim dhe mbështetje nga strukturat drejtuese aktuale të ish-partisë, ku e nisi karrierën e tij politike dhe në kuadër të së cilës kishte mbajtur pozita në hierarkinë e lartë të saj.

Dhe ky refuzim ka ndikuar që më në fund edhe z.Limaj ta kërkojë fatin e tij politik në bashkëpunim me AAK-në, parti kjo me të cilën edhe ashtu kishin pasur një bashkëpunim të afërt, si dhe me Lëvizjen Vetëvendosje sa ishin në opozitë gjatë kohës së protestave masive kundër qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa që atëbotë ndodhej në koalicion me PDK-në, me arsyetimin për të kundërshtuar temën e demarkacionit me Malin e Zi dhe atë të themelimit të Asociacionit.

Në këtë kontekst, tashmë si duket Aleanca dhe Nisma janë shumë afër finalizimit të kësaj marrëveshje, me pretendimin për t’i bashkuar forcat në një front opozitar. Në disa prej dokumenteve që i ka siguruar TV Arbëria, thuhet se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Social Demokrate krijojnë Rreshtin (bllokun) e përbashkët për shtetin e Kosovës, në aleancë me të gjithë ata që janë kundër degradimit të saj dhe në partneritet me aleatët strategjikë që i patëm në momente kritike të historisë sonë.

No description available.

Disa nga qëllimet e këtij dakordimi përfshijnë edhe këto pika:

  1. Me qëllim që mos lejojmë rrezikimin e pavarësisë së viti 2008,
  2. Me qëllim të mbrojtjes së karakterit unitar të shtetit;
  3. Me qëllim të përmbysjes së çdo marrëveshje me Serbinë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës;
  4. Me qëllim që të ndërpresim degradimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve me SHBA-të dhe BE-në, që janë garanci e paqes, sigurisë dhe prosperitetit për tërë Ballkanin Perëndimor, etj etj.

No description available.

/TV Arbëria

 

 

 

 

 

 

Powered by WordPress