Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ekskluzive: Besnik Bislimi mbeti jashtë Qeverisë, por a po pret pozita e Governortorit të Bankës Qendore?

Ekskluzive: Besnik Bislimi mbeti jashtë Qeverisë, por a po pret pozita e Governortorit të Bankës Qendore?

TV Arbëria

Shumëkush ka mbetur i habitur kur Kryeministri Albin Kurti i propozoi emrat kabinitetit qeveritar para deputetëve të Kuvenendit të Kosovës për miratim para dy ditesh. Në Qeverinë Kurti 3 mungonte emri i zv Kryeministrit të parë dhe kryenegoaciatorit të Kosovës për dialog me Serbinë, Besnik Bislimit.

I njëjti me të dorëzuar mandatin te pasuesi i tij Glauk Konjufca vetëm e ka falënderuar Albin Kurtin për mundësinë që i ishte dhënë si dhe ka listuar disa nga arritjet dhe punët e mira që janë bërë në mandatin e kaluar. “Liberalizimi i vizave, avancimi në zbatimin e reformave të agjendës evropiane dhe aplikimi për anëtarësim, zhvillimi dhe politikat që sollën gjjithëpërfshirje, barazi dhe ritëm të qëndrueshëm të rritjes ekonomike dhe përfaqësimi i Kosovës në dialogun në Bruksel, për të mbrojtur interesat e shtetit tonë dhe prezantuar Kosovën si palë në këtë proces” janë disa nga sukseset që i ka listuar Bisilimi nëpërmjet një reagimi në rrjetin e social Facebook. Por ish zyrtari i lartë qeveritar nuk ka dhënë asnjë shpjegim tjetër se pse nuk do të jetë pjesë e ekzekutivit të ri.

Mirëpo, siç duket kjo tërheqje është taktike. E mirë koordinuar dhe pjesë e një skenari të orkestruar. Burime të mediumit TV Arberia bëjnë me dije se Besnik Bislimi pritet të shpërblehet me pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore. Pra tashmë ai po përgatitet që ta marrë nën kontroll institucionin më të rëndësishëm financiar në vend.

Natyrisht edhe në të kaluarën ka ndodhur që anëtar te kabinitetit qeveritar të kalonin në këtë pozitë. Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje ishte dalluar me kritikën e saj kundër partizimit të institucioneve publike dhe kishte premtuar se me te ardhur ne pushtet do t’i ndalonte praktika te tilla, e jo për ta perfeksionuar sistemin e klientelizmit politik dhe partiak.