Kryetari i Malisheves Ekrem Kastrati ka prezantuar listën e kandidatëve të Nismës Socialdemokrate për Kuvendin e Komunës së Malishevës, për zgjedhjet komunale që do të mbahen me 12 tetor.
“Me krenari po ju prezantoj listën e kandidatëve të Nismës Socialdemokrate për Kuvendin e Komunës së Malishevës, të përbërë nga 30 profesionistë e aktivistë të palodhur, të gatshëm të punojnë për zhvillimin e komunës sonë, pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit”.
Ai tha se ky ekip përfaqëson përvojën dhe vizionin për një Malishevë më të zhvilluar dhe se Nisma do të vazhdojë projektet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi dhe ekonomi.
“Ky është ekipi që do të punojë për qytetarët e Malishevës,” theksoi Kastrati, duke uruar suksese në zgjedhjet e 12 tetorit.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të komunës së Malishevës,
Me krenari po ju prezantoj listën e kandidatëve të Nismës Socialdemokrate për Kuvendin e Komunës së Malishevës, të përbërë nga 30 profesionistë e aktivistë të palodhur, të gatshëm të punojnë për zhvillimin e komunës sonë, pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Kjo listë përfaqëson energjinë, përvojën dhe vizionin tonë për një Malishevë Urbane më të zhvilluar.
Me këtë ekip do të vazhdojmë të realizojmë projekte të mëdha që kanë transformuar komunën tonë, nga infrastruktura urbane, investimet në arsim e shëndetësi, te mbështetja për bujqësinë dhe zhvillimin ekonomik.
Nisma Socialdemokrate është garancia që Malisheva ecën përpara, me plane konkrete dhe punë të prekshme e të mëdha.
Ky është ekipi që do të qëndrojë pranë jush dhe do të punojë për të gjithë qytetarët e Malishevës.
Suksese të gjithëve!
