Në kuadër të Takimit Kombëtar të Lutjeve dhe bashkëpunimit me ekipin e diplomatëve amerikanë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, mori pjesë sot në një ngjarje të veçantë në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Falë ftesës së miqve amerikanë, Kastrati pati mundësinë të përjetojë nga afër një atmosferë që bashkon njerëz dhe kombe rreth vlerave të përbashkëta: paqes, respektit dhe mirëkuptimit.
Ai theksoi se momentet e tilla forcojnë urat e miqësisë dhe kujtojnë rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit si çelës për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Kastrati shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe përkrahjen e ofruar nga miqtë amerikanë.