Sot për nder të festave të 28 nëntorit, kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati së bashku me bashkpunëtorët kanë bërë homazhe në Malishevë dhe në Kleçkë, për të nderuar të gjithë dëshmorët në festën më të madhe të kombit shqiptar, festën e Flamurit, shkruan TV Arbëria.
Në bashkëpunim me OVL UÇK-së, dega në Malishevë, është mbajtur edhe një Akademi Përkujtimore në nderim të të gjithë ushtarëve, invalidë e veteranë të luftës së UÇK’së, që janë ndarë nga jeta pas mbarimit të luftës, thuhet në njoftimin e kryetarit të Komunës së Malishev Ekrem Kastrati në faqen e itj zyrtare në Facebook.
Njoftimi i tij i plotë:
Në vigjilie të festave të 28 nëntorit, sot, me bashkëpunëtorë kemi bërë homazhe në Malishevë dhe në Kleçkë, për të nderuar të gjithë dëshmorët në festën më të madhe të kombit shqiptar, festën e Flamurit.🇦🇱
Në bashkëpunim me OVL UÇK-së, dega në Malishevë, është mbajtur edhe një Akademi Përkujtimore në nderim të të gjithë ushtarëve, invalidë e veteranë të luftës së UÇK’së, që janë ndarë nga jeta pas mbarimit të luftës, ku për ta nderuar këtë ngjarje të madhe, prezent e kishim edhe liderin tonë Fatmir Limaj, dhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore.
Aktivitetet e sotme i përmbyllëm në tempullin e dijes, gjimnazin që mban emrin e heroit “Hamdi Berisha”, që ndër vite i ka dhënë trevës së Llapushës plotë kuadro e personalitete të shquara të jetës publike.
Në këtë ditë të shënuar kujtojmë të gjithë ata që i shërbyen kësaj date ndër shekuj.
Lavdi dëshmorëve të Kombit! Mirënjohje kontributit të secilit veteran të UÇK-së!
Urime Festat e 28 nëntorit!