Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka nda me qytetarët një lajm të mirë për komunën.
Ai ka njoftur se Komuna e Malishevës ka fituar 628,551.69 euro nga Granti i Performancës Komunale.
“Falë angazhimit të madh të qeverisjes sonë komunale dhe përkushtimit të administratës sonë, për sa më shumë transparencë dhe shërbime efektive për qytatarët tanë, sot Komuna jonë ka fituar grantin më të madh deri më tani, pra 628,551.69 euro, dhe është në mesin e vetëm 11 komunave që janë përfituese të kësaj skeme financimi, që përkrahet nga partnerët ndërkombëtarë.”, ka shkruar mes tjerash Kastrati. /TV Arbëria