Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, ka paralajmëruar për pasojat e rënda që mund të shkaktojë mosmiratimi i buxhetit për vitin 2026, duke e quajtur këtë situatë “një kolaps institucional me pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi dhe mirëqenien e qytetarëve”.
Në përgjigjen e dhënë për Arberia TV, Bellaqa theksoi se:
“Mosmiratimi buxhetit për vitin 2026 pasojat rrjedhimore në aspektin ekonomik se krijohet kolaps institucional, bllokim fiskal dhe krijohet mosbesim institucional dhe ndodh mospagesa e pagave në sektorin publik prej afro 84 mijë nëpunësit publik ku përfshihen si sektori arsimit, shëndetësisë, drejtësisë, ushtrisë, policisë, zjarrfikësit si dhe të gjithë punëtorët e administratës publike”.
Ai shtoi se mungesa e buxhetit ndikon drejtpërdrejt edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Gjithashtu nuk realizohen as financimet për projektet kapitale dhe infrastrukturore dhe për mallra dhe shërbime, pastaj as kategoritë pensionale dhe ato kategoritë me mbështetje sociale, si dhe pagesat ndaj komunave, dhe krijohet pasiguri edhe për investitorët e huaj dhe të brendshëm dhe nuk ka as shpenzime publike dhe private ku ekonomia del prej shtratit të vet”.
Bellaqa theksoi rëndësinë e dokumentit buxhetor për funksionimin e shtetit.
“Duhet konstatuar se projekt buxheti është dokumenti unik më i rëndësishëm i çdo qeverie dhe popullit, sepse mvaret mirëqenia socio-ekonomike dhe nuk ka rritje ekonomike.”
Megjithatë, ai shprehu optimizëm se një situatë e tillë nuk do të ndodhë.
“Por unë besoj se kjo nuk duhet të ndodhë dhe nuk do të ndodhë, sepse nuk ndodh rritja ekonomike dhe mirëqenie sociale dhe buxhetin duhet ta përgatisë qeveria aktuale në detyrë dhe parlamenti duhet ta miratojë, dhe në të ardhmen qeveria e re mundet në rishikim buxhetor t’i shtojë prioritetet nëse ka dhe nuk duhet të politizohet kjo çështje”.