Eklent Kaçi, 24 vjeçarë nga Shqipëria, fitoi sot për të dytën herë në karrierë titullin e kampionit të botës në bilardo, në disiplinën “10-ball”.
Për ta arritur këtë çmim, Kaçi mposhti emra të mëdhenj, ku në çerekfinale triumfoi ndaj amerikanit, Shane Van Boening, në gjysmëfinale ndaj gjermanit Joshua Filler, kurse në finale e mposhti numrin një të botës, spanjollin Francesco Ruis Sanchez.
Me këtë rast ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili u shpreh krenar për të riun shqiptar, Eklent Kaçi.
“Krenarë për të rinj shqiptarë si Eklent Kaçi, i cili është shpallur kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën ’10-ball'”, shkroi Rama në “Facebook”.
“Në turneun e zhvilluar në Las Vegas 24-vjeçari shqiptar nga Kurbini mposhti në finale numrin një në botë, spanjollin Francesco Ruiz Sanchez, me rezultatin 10-7, dhe u bë kampion bote për të dytën herë”, shkroi më tej Rama. /TV Arbëria