Tre shenjëtarët tanë, Nexhat Sahiti, Drilon Ibrahimi dhe Ndriçim Raci e kanë përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Evropian të shenjëtarisë.
Për të tre shenjëtarët tonë ka përfunduar gara në Evropianin e shenjëtarisë, i cili po mbahet në Gyor të Hungarisë, dhe po ashtu është edhe kualifikues për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Paraqitjen më të mirë nga ekipi i Kosovës e kishte Nexhat Sahiti, i cili me pak fat kishte mundur të ishte në finale, në disiplinën 10 metra pistoletë. Pas serisë së pestë (parafundit), Sahiti ishte i 19-ti, dhe kur pritej të vazhdonte ngritjen, arrin rezultatin më të dobët të të gjitha serive, duke përfunduar në vendin e 51-të nga 85 garues.
Ndërkaq, në garat e disiplinës pushkë 10 metra, Ibrahimi dhe Raci u renditën në pozitat 79 dhe 80. Raci e përmirësoi rezultatin e tij nga Botërori i kaluar për 27 pikë.
/TV Arbëria