Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > ​Ekipi mjekësor i Maradonës do të përballet me gjyqin për vdekjen e tij

​Ekipi mjekësor i Maradonës do të përballet me gjyqin për vdekjen e tij

Tetë profesionistë të kujdesit shëndetësor do të dalin në gjyq për vdekjen e yllit të futbollit Diego Maradona në vitin 2020. Kështu ka vendosur një gjykatë në Argjentinë.

Data e procedurave ende nuk është caktuar, por ato nuk kanë gjasa të fillojnë para vitit të ardhshëm, thotë gjykata në fjalë.

Një raport i bordit mjekësor i dhënë më parë prokurorëve arriti në përfundimin se Maradona ishte në agoni për më shumë se 12 orë, nuk kishte marrë trajtimin e duhur dhe mund të ishte ende gjallë nëse do të ishte pranuar siç duhet në spital.

Tre gjyqtarë nga një gjykatë apeli në San Isidro, nëBuenos Aires, konfirmuan akuzat e ngritura nga prokurorët për vrasje nga pakujdesia kundër anëtarëve të ekipit mjekësor të Maradonas.

Neurokirurgu Leopoldo Luque dhe psikiatri Agustina Cosachov akuzohen se kanë dështuar në kujdesin e tyre për Maradonën.

Ekipi mjekësor i Maradonës përfshinte gjithashtu psikologun Carlos Diaz, mjekët Nancy Forlini dhe Pedro Di Spagna, koordinatorin e infermierisë Mariano Perroni dhe infermierët Ricardo Almiron dhe Dahiana Madrid.

Maradona, i cili fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në vitin 1986, vdiq nga një atak në zemër më 25 nëntor 2020 pas një operacioni në tru dy javë më parë.

Ai vdiq në moshën 60 vejçare, ndërsa ekzaminimi pas vdekjes tregoi se ai vdiq për shkaqe natyrale./TV Arbëria

Powered by WordPress