Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Einxhel me fjalë të ndjera për vjehrrin e saj, babain e DJ Dagz

Einxhel me fjalë të ndjera për vjehrrin e saj, babain e DJ Dagz

Einxhel Shkira ka ndarë një dedikim emocionues për vjehrrin e saj, babanë e partnerit të saj, DJ Dagz, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë, shkruan IndeksOnline.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Einxhel ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij, duke e kujtuar me fjalë të ngrohta dhe mirënjohje për gjithçka që ai ka bërë për familjen.

Në mesazhin e saj, ajo e përshkruan si një njeri të dashur, të urtë dhe me zemër të madhe, duke theksuar se do t’i mungojnë buzëqeshja, fjalët e tij dhe momentet e kaluara së bashku.