Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ehat Miftaraj: LVV në rrugëtimin e saj e ka politikë dhe mision të identifikoj dhe targetoj armiq

Ehat Miftaraj: LVV në rrugëtimin e saj e ka politikë dhe mision të identifikoj dhe targetoj armiq

Pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut se Gjykata Kushtetuese është pengesë për jetësimin e reformave në drejtësi, ka reaguar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Lëvijza Vetëvendosje (LVV) në rrugëtimin e saj e ka politikë dhe mision të identifikoj dhe targetoj armiq.

E për vitin 2024,  për LVV-në siç tha ai armiku numër një i saj është Gjykata Kushtetuese.

“Target i lehtë për ta sulmuar, etiketuar dhe faturuar dështimet e keq qeverisjes së LVV-së në mbi tre vite në pushtet”.

Miftaraj theksoi se reforma e dështuar në drejtësi është kontestuar edhe nga Komisioni i Venecias.

“Ndërhyrjet e papërshtatshme të kësaj qeverie janë konstatuar edhe nga ekspertët eminentë të Këshillit të Evropës.

Dështimet e kësaj qeverie janë ekspozuar edhe nga ato pak OJQ që kanë mbetur të pakapura dhe që nuk kanë hyrë në raporte kontraktuale dhe financiare me ministra dhe eksponentë të kësaj qeverie dhe legjislature.

/TV Arbëria 

 

Powered by WordPress