Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > “Egli po luan me Gjestin”

“Egli po luan me Gjestin”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Igli Daizi, ish-banori i “Big Brother VIP 4”, rrugëtimi i të cilit përfundoi shumë shpejt për shkak të një problemi familjar

Iftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Igli Daizi, ish-banori i “Big Brother VIP 4”, rrugëtimi i të cilit përfundoi shumë shpejt për shkak të një problemi familjar. Ai ka rrëfyer arsyen pse vendosi që ta linte lojën e tij dhe si ishin ato ditë brenda BBV4 për të…

Pjesë nga intervista:

Si është ta shohësh “Big Brother VIP” nga shtëpia dhe si është ta përjetosh aty brenda?

Ndryshim drastik, si dita me natën. Aty është tjetër gjë, ka momente që bllokohesh, ka momente që nuk mendon.

Si ishte energjia në shtëpi?

Energjia ishte fantastike, shumë e mirë. Ditët e para janë të gjithë paqësor. Nuk më ra për të provuar këto pjesët e tjera që kanë fërkime.

Kush nga banorët të duket se po aktron aty?

Eglin e njoha nga afër dhe ia thashë që është gocë fantastike. Edhe Danja ishte një shembull. Me ndryshimin që po shoh tani, nuk është fare ajo Egli. Me aq sa e pashë unë ajo nuk ka bërë lojë, kishte atë mirësinë në shtëpi që të jepte kënaqësi. Egli filloi lojën tani me Gjestin. Po luan, mund të ketë ndjenjë, por është 40% ndjenjë, 60% lojë. Për mua është më e bukur ajo Egli që ishte në fillim. /TAR/