Jan Egeland, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve, ka thënë se bombardimi i Gazës “renditet ndër sulmet më të këqija ndaj çdo popullsie civile në kohën tonë”.
“Kolegët tanë në Gaza i bëjnë vetes një pyetje të thjeshtë: si ndodh që këto mizori shpërndahen në të gjithë botën për t’i dëshmuar të gjithë, dhe megjithatë është bërë kaq pak për t’i ndaluar ato?”, deklaroi ai.
“Vendet që mbështesin Izraelin me armë duhet të kuptojnë se këto vdekje civile do të jenë një njollë e përhershme në reputacionin e tyre“- shtoi ai, për Aljazeera.
” Ata duhet të kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm në Izrael dhe Gaza”, theksoi Egeland.
/TV Arbëria