Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Efektet pozitive të ujit të detit

Efektet pozitive të ujit të detit

Sezoni i verës ka ardhur dhe pushimet në det janë një nga zgjedhjet që shumica e njerëzve bëjnë. Më poshtë do të lexoni sesi ndikon uji i detit në organizëm.

Forcon organizmin

Uji i detit pastron lëkurën dhe rrugët e frymëmarrjes, forcon mekanizmat mbrojtës, u bën masazh muskujve dhe ua kthen fortësinë. Njëkohësisht uji ndikon si aerosol natyror për hundë dhe fyt.

Gjatë qëndrimit në det ekspertët këshillojnë që çdo ditë të ndani së paku 20 minuta për shëtitje përgjatë bregut të detit, sipas mundësisë në orët e hershme të mëngjesit apo para perëndimit të diellit.

Në ajër të cilin atëherë e thithni gjenden grimca të vogla të ujit të detit, të cilat si inhalatorë më natyralë pastrojnë rrugët e frymëmarrjes.

Mos vraponi menjëherë për në dush

Nëse keni fat që pushimet t’i kaloni në një vend të vogël apo periferik në bregdet, ku uji dhe ajri nuk janë të ndotur, pasi që të dilni nga uji, mos vraponi menjëherë të shkoni në dush me ujë të ëmbël.

Prisni që të thaheni në diell: kripërat minerale nga uji i detit dezinfektojnë, pastrojnë dhe forcojnë lëkurën tuaj, ndërkaq puçrrat dhe aknet pas disa ditësh do të zhduken.

Ushtrimet në ujë

Është interesante që një ushtrim në det ka të njëjtin efekt sa 12 stërvitje në çdo vend jashtë ujit. Uji i detit ndikon sikur veglat për ushtrime, sepse krijon rezistencë dhe angazhon maksimalisht muskujt.

Me lëvizjen nëpër ujë shpenzoni 7 kalori në minutë, stimuloni qarkullimin dhe forconi muret e venave.Nëse dëshironi që të eliminoni celulitin, notimi për çdo ditë apo ecja në ujë të thellë së paku 40 minuta (20 minuta në mëngjes dhe 20 minuta në mbrëmje).

Powered by WordPress