Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Efektet e frutave vajore në shëndet

Efektet e frutave vajore në shëndet

Arra, lajthia, bademi, fëstëku e shumë fruta të tjera vajore po rekomandohen shumë nga mjekët.

Arra është njëra nga këto fruta që përdoret mjaft dhe për shkak të përmbajtjes së saj plot vitamine ka efekte pozivitive në shëndet, pasi përmban karbohidrate albumine dhe minerale.

Një grusht fistëk në ditë shërben si parandalim i mirë i sëmundjeve kardiovaskulare dhe ndryshe nga frutat e tjera, ato me përmbajtje vajore nuk kanë përmbajtje të lartë sheqeri, por janë të pasura me lipide gjë e cila shpjegon vlerat e larta energjike.

Frutat vajore janë një ushqim i pasur sepse përmbajnë minerale të si hekuri, i cili është shumë i rëndësishëm për gratë. Përveç kësaj, ato gjithashtu përpajne vitamina që gjenden në bajame, arra dhe lajthi, kalcium dhe magnez dhe kalium qe gjendet në bajame dhe në fistikë.

Përmbajtja e tyre vajore rregullon absorbimin e yndyrave dhe acideve yndyrore dhe mbrojtëse.

Powered by WordPress