Rikthimi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll në aksion po ofrohet dhe sfida që i pret është mjaftë e rëndësishme, por aspak e lehtë.
Kualifikimet për në Kampionatin Evropian EURO 2024 do të jetë rruga që do ta nisin “Dardanët” më 25 mars dhe ballafaqimi i parë do të jetë kundër Izraelit, ndeshje që zhvillohet në stadiumin “Tel Aviv”.
Kosova është pjesë e Grupit I të këtyre kualifikimeve dhe përveç Izraelit, do të ketë përballë edhe kombëtare të tjera të forta si Zvicra, Andorra, Bjellorusia dhe Rumania.
Nën urdhrat e trajnerit Alain Giresse, Kosova do të kërkojë të bëjë histori duke u kualifikuar për në fazat finale të EURO 2024, objektiv të cilin e ka thënë fuqishëm edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
/TV Arbëria