Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Edhe Komuna e Zubin Potokut voton t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Edhe Komuna e Zubin Potokut voton t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Pas Komunës së Leposaviqit, edhe asamblistët e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut kanë votuar që kjo komunë t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook,  nënkryetari i LVV-së, Alban Uka.

“Pas Komunës së Leposaviqit edhe Komuna e Zubin Potokut i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës, përmes votimit që sapo ndodhi në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut”, ka shkruar Uka.

/TV Arbëria