Eksperti amerikan i politikës së jashtme dhe pedagogu në Shkollën e Studimeve të Avancuara në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, Edward Joseph ka shkruar lidhur me ndalimin e dinarit të Serbisë në Kosovë dhe seancën e së enjtes të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Joseph në një analizë të tij në X thekson se në vend të presionit ndërkombëtar fokusuar drejt Beogradit, ku edhe Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për zgjedhjet në Serbi, me të cilën kërkohet një hetim ndërkombëtar për mashtrime, Kurti po ftohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për edhe një moskoordinim rreth çështjes euro/dinar.
Sipas tij, Vuçiq mund të luajë mbrojtësin e madh të serbëve të Kosovës, në vend që t’u shpjegonte qytetarëve serbë pse vendi i tyre kërcënohet me ndërprerje të fondeve të BE-së për shkeljet zgjedhore.
“Kjo seancë e KS të OKB-së duhet të shënojë një pikë kthese në politikën e Prishtinës. Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë partiakë duhet të kuptojnë dëmin e vetëshkaktuar ndaj interesave kombëtare të Kosovës nga populizmi i pandërprerë. Tani është koha për të ndryshuar kursin”, shkruan Joseph.
Ai thotë se së pari për euro/dinarin, Kurti duhet të prodhojë një plan, jo një ndalim.