Edvin Kuc do të jetë pjesë e Kombëtares së Malit të Zi për ndeshjet e këtij muaji.
Më 12 tetor, Mali i Zi do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Libanit, kurse pas pesë ditësh do të luajë në udhëtim ndaj Serbisë. Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2024”.
Përzgjedhësi Miodrag Radulovic për këto dy ndeshje ka ftuar edhe mesfushorin dhe kapitenin e Ballkanit, Edvin Kuc.
Për 29-vjeçarin nga Tuzi është kjo ftesa e parë nga Kombëtarja A e Malit të Zi.
/TV Arbëria