Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ‘Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues’, Bajrami: Nagavci s’duhet të lejohet të jetë pjesë e institucioneve, Kurti të kërkojë falje

‘Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues’, Bajrami: Nagavci s’duhet të lejohet të jetë pjesë e institucioneve, Kurti të kërkojë falje

Pas reagimeve të shumta lidhje me doracakun për mësimdhënësit ‘Edukimi Seksual dhe shëndeti riprodhues’, deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci s’duhet të lejohet të jetë pjesë e institucioneve.

 

 

Bajrami përmes një shkrimi në Facebook thotë se kryeministri Albin Kurti duhet t’i kërkojë falje secilës familje në Kosovë që sipas saj, e ka degraduar arsimin në këtë pikë.

 

 

“Arbërie Nagavci s’duhet të lejohet që të jetë pjesë e institucioneve, ajo duhet të shkoj në shtepi. Kurti duhet me i kërku falje secilës familje në Kosovë që e ka dëgradu arsimin në këtë pikë. Ministrja e Arsmit dhe Kryeministri duhet të ndëshkohet me votë për këtë skandal”, shkroi Bajrami.

 

Powered by WordPress