Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Edona Llalloshi ndan një moment të veçantë nga Kuvendi – pozon me Saranda Bogujevcin dhe Albulena Haxhiun para nisjes së seancës konstituive

Edona Llalloshi ndan një moment të veçantë nga Kuvendi – pozon me Saranda Bogujevcin dhe Albulena Haxhiun para nisjes së seancës konstituive

Këngëtarja dhe deputetja e njohur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, pak para nisjes së seancës së 17-të në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë ‘selfie’, ajo shihet duke pozuar së bashku me deputeten e VV-së, Saranda Bogujevci, dhe ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu – e cila njëherësh është edhe kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

“Dy gra të fuqishme, që thyejnë limite, jo për t’u dalluar, por për të hapur rrugë për të tjerat”, ka shkruar interpretuesja e hitit “Ditë për Ditë” në mbishkrimin e fotografisë.